Fjalë Kyçe

E trishtë! Vdes italiani, po arratisej nga shtëpia e të moshuarve duke u lidhur me çarçaf

E trishtë! Vdes italiani, po arratisej nga shtëpia e të moshuarve duke u lidhur me çarçaf

Një 91-vjeçar ka vdekur në një aksident teksa tentonte të arratisej nga shtëpia e kujdesit për të moshuarit në Itali, duke zbritur nga dritarja i lidhur me çarçaf.

Bëhet fjalë për Mario Finottit, i cili në agimin e së hënës humbi jetën duke u përpjekur të dilte nga dhoma e tij që ndodhej në katin e parë të shtëpisë duke lidhur bashkë çarçafë.

Litari i improvizuar mbajti për pak kohë, por mendohet se pikërisht ky mjet i përdorur mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri të moshuarit, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf. Ndërsa ishin punonjësit e qendrës e gjetën atë të varur nga dritarja e dhomës së tij mëngjesin tjetër, pasi e kërkuan kudo në dhomën e tij.

Mario Finotti qëndronte prej më shumë se 1 viti në shtëpinë e azilit, pasi nuk i kishte mbetur askush nga familja. Ndërsa as fëmijë nuk kishte sepse nuk ishte martuar kurrë, përcejll dosja.al. Megjithatë kohët e fundit ai kishte qenë në spital, e të afërm e kishin marrë përkohësisht në shtëpinë e tyre, duke bërë që së fundmi i moshuari të kërkonte që të rikthehej atje ku kishte të dashurit e zemër. Edhe pse pikërisht kjo gjë i kushtoi jetën.