Fjalë Kyçe

E turpshme, pacienti vdiq në spital sepse nuk e ushqyen për dhjetë ditë me radhë

E turpshme, pacienti vdiq në spital sepse nuk e ushqyen për dhjetë ditë me radhë

Një burrë 61-vjeçar me sindromin Down ka vdekur pasi ka mbetur pa ushqim për 10 ditë me radhë për shkak të “keqkuptimit dhe mosveprimit” nga stafi i spitalit, ka nxjerrë hetim i fundit raporton Daily Mali, përcjell Gazeta Alo.

Giuseppe ‘Joe’ Ulleri u rrëzua në shtëpinë e tij në Meinington të Mançesterit në Britaninë e Madhe, dhe u pranua në Spitalin Mbretërot të Mançesterit më 26 shkurt 2016.

Ai kishte thyer legenin, krahun dhe qafën e tij, por dëmtimet e tij fillimisht nuk ishin hetuar nga mjekët. Ato ishin parë vetëm pasi kujdestarët e tij e kthyen atë në spital një ditë më vonë për shkak të shqetësimeve se ai nuk mund të ecte si dhe nuk mund të gëlltiste ushqimin si duhet.

Vështirësia e tij për të pranuar ushqimin vazhdoi disa ditë, prandaj stafi vendosi ta ushqente përmes një tubi të ushqimit nazogastrik me datën 9 mars për të mos vdekur urie. Por tubi ishte vendosur në mënyrë të papërshtatshme dhe u hoq një ditë më vonë.

Hetimi zbuloi se komunikimi i mangët mes stafit mjekësor e la atë pa ushqim për 10 ditë, duke shkaktuar që ai të “shkymej” nga shëndeti përpara se të vdiste më 20 mars.

Të afërmit i thanë hetuesisë se kishin ngritur shqetësimet te mjekët për mungesën e ushqimit dhe e përshkruan spitalin si “ndërtesa e klasit të parë, por me kujdes mjekësor të tmerrshëm”./Gazeta Alo/