Fjalë Kyçe

E vetme dhe e uritur: Gruaja e moshuar shkon për të blerë në market, qanë kur sheh raftet e zbrazura

E vetme dhe e uritur: Gruaja e moshuar shkon për të blerë në market, qanë kur sheh raftet e zbrazura

Një grua e moshuar është fotografuar duke shikuar në raftet boshe të një supermarketi në Australi.

Konsumatorët vazhdojnë të blejnë produkte ushqimore me shumicë në kohën e pandemisë COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Fotografia e trishtë u realizua në raftin e ushqimeve të konservuara të dyqanit Port Melbourne në orën 12 të ditës së enjte.

Gazetari i Nine News Seb Costello postoi fotografinë në Twitter dhe tha se gruaja “po qante”

“Kjo shpjegon më së miri se çfarë dëmi ka blerja e panevojshme e gjësendeve ushqimore në kohë krize” shkroi, Costello.