Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar Hashim Thaçin, për ditëlindjen e tij.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto të Thaçit me mbishkrimin: “EDHE 100 KOMANDANT”.
Hashim Thaçi kishte këtë të enjte 57-vjetorin e lindjes. Edhe kjo ditëlindje, Thaçin e gjen në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi lindi më 24 prill 1968 dhe shërbeu si presidenti i pestë i Republikës së Kosovës nga 7 prilli 2016 deri më 5 nëntor 2020.