Fjalë Kyçe

Edhe Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë

Edhe Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë

Miliarderi rus, Alisher Usmanov, i cili ka lidhje me ekipet angleze të futbollit, Arsenal dhe Everton, është sanksionuar të enjten nga Britania, në tentim e sipër për të rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për pushtimin në Ukrainë.

Ndalesa në udhëtim dhe ngrirja e aseteve do të aplikohen edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit rus, Igor Shuvalov.

Numri i oligarkëve të sanksionuar nga Britania tani ka shkuar në 15.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se “për aq kohë sa Putin vazhdon sulmet barbare ndaj ukrainasve të pafajshëm, ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo fuqi që kemi për të rritur dhimbjen ekonomike ndaj Putinit dhe makinës së tij të luftës”.

Nën presion për të vepruar më shpejtë, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss do të krijojë një Taskforcë për Oligarkët.

Aty do të përfshihen ministra dhe zyrtarë nga departamente të ndryshme për të koordinuar sanksionet dhe për të krijuar raste kundër shënjestrave./rel