Fjalë Kyçe

“Edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejtë të japin tokë të Kosovës”

“Edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejtë të japin tokë të Kosovës”

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën  “Zëri i Popullit për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se nuk mund të thuhet që Kosova nuk ka arritur marrëveshje me Serbinë.

Sipas, tij ka plot marrëveshje të arritura me Serbinë dhe janë plot 33 të tilla, shkruan Gazeta Alo.

“Le të mos shtiremi se ne nuk kemi marrëveshje me Serbinë, por kemi plot marrëveshje, pra janë plot 33 marrëveshje që janë nënshkruar”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejtë të japin tokë të Kosovës.

Kurti, ka deklaruar se viti 2018 ka qenë viti i cili nuk ka ndodhur korrigjimi i kufijve.

“Viti 2018 ka qenë viti i asaj që nuk ka ndodhur korrigjimi i kufijve. Së pari ajo me Malin e Zi dhe së dyti nuk ndodhi as korrigjimi i kufijve me kompromis të dhimbshëm të kufijve më Serbinë. Është keq që s’ka ndodh korrigjimi me Malin e Zi, por është mirë që s’ka ndodhë korrigjimi me Serbinë si kompromis i dhimbshëm.”, ka pohuar ai.

Por, ka thënë se të gjitha partitë mund të dakordohen për atë se çka duan karshi Serbisë.

“Është e domosdoshme të dakordohemi se çka duam karshi Serbisë. Jam i bindur se për kërkesat tona ndaj Serbisë mund të arrijmë konsensus”, ka thënë ai./Gazeta Alo/