Fjalë Kyçe

Edhe dy shtete ndëshkojnë Rusinë, mbyllin hapësirën ajrore

Edhe dy shtete ndëshkojnë Rusinë, mbyllin hapësirën ajrore

Spanja i është bashkuar vendeve të tjera Europiane, të cilat kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimin rus.

Ministria Spanjolle e Transportit në një reagim ne rrjete sociale bëri me dije se kjo masë është marrë në bashkëpunim me BE-së.

“Spanja do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE -ja , kjo masë do të prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle”, shkruhet në reagim.

Po kështu, Portugalia njoftoi masa të ngjashme.

“Portugalia do ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse. Ne e morëm këtë masë në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë dhe në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”., tha në një postim në Twitter Ministria e Jashtme e Portugalisë.