Inspektorët shëndetësorë kanë paralajmëruar grevë nga e hëna.
Sipas burimeve të kallxo.com ata kërkojnë rritjen e pagave pasi që, sipas tyre, është e papranueshme që rroga e tyre është sa e një infermieri.
Kallxo.com mëson se ata sot janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin.
KALLXO.com ka kontaktuar me Ardita Barakun, shefe e Inpektoratit Shëndetësor, por ajo nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.