Pas një viti, Angela Merkel rikthehet në Solda, vendi i saj tradicional i pushimeve.
Prej shumë vitesh, Merkel dhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, pas përurimit të
festivalit vagnerian, shkojnë në këtë lokalitet turistik për ecje në mal, ndërkohë që këto pushime bëhen në privatësi të plotë.
Merkel mbërriti në aeroportin e Insbrukut për të udhëtuar më pas me makinë.
Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ndodhet këto ditë në Alto Adixhe.