Fjalë Kyçe

Edhe Milaim Zeka reagon pas publikimeve të SMS-ve

Edhe Milaim Zeka reagon pas publikimeve të SMS-ve

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të mesazheve mes deputetëve të PSD-së, dhe NISMA në seancën e fundit.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar administratën e Kuvendit për kushte jo të mira për gazetarët, të cilët përcjellin punimet e Kuvendi.

 

Ky është postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Institucion koti

Kuka ne bote qe gazetaret me qendru mbi koken e deputeteve, edhe me regjistru edhe breket e deputeteve e pordhet tona?! Per kete pyeteni Kadri Veselin qe eshte kryetar i ketije institucioni koti, qe as rregullat e nje shtalle te lopeve nuk i posedon.

Nese nje deputet evropian ka kalendar vjetor per votime, ne nuk dime as kur mbahen seancat. Thjeshte jemi peng te disa vetave, qe Kuvendin e Republikes te Kosoves e kane vrimen e fundit te kavallit te tyre.

Pse mos me pase gazetaret e akridetuar nje salle per raportim, me disa ekrane te medha dhe me kafe falas per tavolin?! A ma mire me ju kriju kushte gazetareve, a me pagu 330-mi euri qira per kerre?!!!

Krejte ne fund: paska thane nje kolege deputet qe eshte “shkele” privatesia me publikimin e mesazheve! Privatesi nuk ka ne Kuvend, vetem ne shtepi. Gazetari ka ba punen e tije, ne menyren me te mire…