Fjalë Kyçe

Edhe një shkollë në kryeqytet kalon në mësim online

Edhe një shkollë në kryeqytet kalon në mësim online

Edhe shkolla e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, ka kaluar në mësim online për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me COVID-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24. 01. 2022 deri më 29. 01. 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C, pra mësimi të zhvillohet online”, ka shkruar kjo shkollë në Facebook, trenasmeton klankosova.

Deri tani, shumë shkolla në kryeqytet kanë zgjedhur këtë formë të mësimdhënies për shkak të rritjes së rasteve të reja me këtë virus.