Fjalë Kyçe

Edhe një sindikatë kundër Projektligjit për Paga, ka këtë paralajmërim

Edhe një sindikatë kundër Projektligjit për Paga, ka këtë paralajmërim

Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me Projektligjin për pagat, duke thënë se nëse nuk janë të përfshirë ashtu siç iu kanë premtuar, atëherë janë të detyruar të veprojnë sipas ligjit sindikal dhe në forma tjera.

Sindikata nëpërmjet një reagimi thotë se Shërbimi Korrektues nuk është i kënaqur me trajtimin që iu bëhet me Projektigjin për pagat.

“Askush nga sindikata dhe nga Shërbimi Korrektues (Drejtoria Qendrore) nuk ka qenë i ftuar në konsultime lidhur me përcaktimin e koeficientit. Kërkojmë që edhe ne të jemi të përfshirë denjësisht sepse edhe ne jemi të përkushtuar në punën që e bëjmë. Andaj askush nga stafi që e përbën shërbimin korrektues, uniforma, stafi civil dhe stafi mbështetës, nuk janë të kënaqur me koeficientin e ligjit për paga – shtojca nr 1. Edhe pse jemi të parët si sindikatë që e kemi kundërshtuar ligjin për paga. Nëse nuk jemi të përfshirë ashtu siç na kanë premtuar, atëherë jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjit sindikal, në format tjera”, thuhet në reagimin e sindikatës./Gazeta Alo/