Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë thirrje sot për kursim energjie në kushtet e një krize botërore.
Në një postim në Facebook, Balluku ka thënë se kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme është detyrë për çdo qytetar.
Konkretisht, ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të sigurohen se të gjitha dritat janë të fikura para se të dalin nga shtëpia dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm në kohën që janë në shtëpi.
Thirrja vjen në një kohë kur parashikimet tregojnë për një dimër të vështirë në sigurimin e energjisë elektrike në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë.
Kujtojmë se së fundmi Kosova edhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masa për kursimin e energjisë elektrike.