Fjalë Kyçe

Edita Tahiri tregon si i pajtoi UÇK’në dhe LDK’në: Qosja filloi me sharje, s’e duronte Rugovën

Edita Tahiri tregon si i pajtoi UÇK’në dhe LDK’në: Qosja filloi me sharje, s’e duronte Rugovën

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se është ajo që ka pajtuar UÇK’në me LDK’në.

“Ne patëm nevojën me u bashku në Rambuje, LDK –UÇK. Besoj se e dini se unë jam ajo që i kam bashkuar”, tregon Tahiri.

“Katër orë mbledhja e parë. Arritja në Rambuje ka qenë me acionë të veçantë ani pse jemi nis prej Aeroportit të Prishtinës. Dy avionë, njëri UÇK, tjetri LDK. Shkova me avionin e UÇK’së. Thaçi nuk ishte në atë avion, ai erdhi pak më vonë”, shpjegoi Tahiri.

“Unë me Hidajet Hysenin bëmë përpjekje që të bashkojmë delegacionet. Ishte edhe Rugova aty. Mirëpo Qosja aq filloi me sharje siç e ka zakon. Rugovën s’mujke me duru, specifikisht”, theksoi ajo në T7.