Fjalë Kyçe

Egjipti përkrah marrëveshjen mes Izraelit dhe shtetit arab

Egjipti përkrah marrëveshjen mes Izraelit dhe shtetit arab

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi përshëndeti marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Bahreinit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm dhe historik.

“Unë e lavdëroj këtë hap të rëndësishëm drejt vendosjes së stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme në një mënyrë që përmbush një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për problemin palestinez”, tha ai në një deklaratë në internet.

Al-Sissi shprehu, gjithashtu, vlerësimin e tij për të gjithë ata që janë angazhuar në zbatimin e këtij hapi historik.

Egjipti është vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin, në vitin 1979.