Fjalë Kyçe

Eiza Dushku organizon mbrëmje bamirësie në Harvard për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Eiza Dushku organizon mbrëmje bamirësie në Harvard për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Banorët e Bostonit dhe studentët e universitetit në zonë do të kenë mundësinë të kontribuojnë në përpjekjet për ndihmat pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Në një postim në Instagram, Eliza ndau mendimet e saj pas tërmetit.
“Të gjithëve të prekur nga ky tërmet shkatërrues, ne po dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e ndihmave, menjëherë”.

Shfaqja është falas, por dhurimet me para dhe çek do të pranohen. Fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te individët e prekur nga tërmeti ose organizata jofitimprurëse që punojnë për t’i ndihmuar ata.
Shfaqja është të premten, 6 dhjetor 2019 në ora 7:00 pasdite në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare – në Universitetin Harvard.

Eventi është bashkëorganizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit. Themeluesi i organizatës, Deni Hoxha, në vit të 3-të në kolegj, thotë: “Çdo shqiptar ndihet keq pas asaj që ka ndodhur në vendin tonë, dhe prandaj shqiptarët janë bërë bashkë për të rritur vetëdijen dhe për të ndihmuar. Deri më tani, shoqata jonë ka mbledhur 1000 dollarë por shpresojmë të mbledhim më shumë. Kjo është arsyeja pse ne po organizojmë këtë ngjarje me Elizën dhe së bashku të ndihmojmë familjet e prekura”.

Informacioni mbi biletat është shpërndarë në faqet e Eliza Dushkut dhe në një Eventbrite.
Në “Dear Albania” Eliza dhe vëllai i saj Nate udhëtojnë për në Shqipëri ku eksplorojnë 15 qytete unike në të gjithë vendin. Ata zbulojnë të tashmen e Shqipërisë, të kaluarën e saj dhe dëgjojnë për shpresat dhe për të ardhmen. Për të dy, udhëtimi në shtëpinë e tyre stërgjyshore bëhet një zbulim kulturor, historik dhe personal. Dear Albania tregon dy histori: rrugëtimi i Shqipërisë nëpër shekuj, pushtimesh dhe grindjesh civile për të triumfuar mbi komunizmin dhe shfaqjen si një shtet i gjallë dhe modern.