Fjalë Kyçe

Ekonomia amerikane u tkurr për 5% në tre muajt e parë të vitit

Ekonomia amerikane u tkurr për 5% në tre muajt e parë të vitit

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për rënien ekonomike tremujore më të lartë, në më shumë se një dekadë.

Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm – shuma e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi – ra për 5% në periudhën midis janarit dhe marsit të këtij viti.

Kjo paraqet rënien më të thellë që nga viti 2018, kur ishte raportuar rënie 8.4% në tre muajt e fundit të vitit. Shifra gjithashtu tejkalon parashikimet fillestare të bëra një muaj më parë.

Shumë ekonomistë presin që ky trend i rënies ekonomike të vazhdojë, pasi masat gjithëpërfshirëse të lidhura me pandeminë, kanë shkaktuar mbylljen e mijëra bizneseve dhe kanë lënë miliona njerëz pa punë.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Për herë të parë, rastet me këtë sëmundje u paraqiten në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar. SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve lidhur me sëmundjen.