Fjalë Kyçe

Eksperti rus thotë se vendi i tij po e humb betejën informative me Perëndimin

Eksperti rus thotë se vendi i tij po e humb betejën informative me Perëndimin

Eksperti i çështjeve politike, Sergei Markov, i cili është njëherazi edhe drejtor i Institutit për Studime Politike, e pranon që Rusia po e humbë luftën informative.

Në lidhje me dështimin e Rusisë dhe masat që duhet të ndërmerren, Markov sugjeron që Rusia duhet të krijoj burimet e saja të ndikimit në shtetet e huaja në mënyrë që të mos e humbë luftën botërore të informacionit.

Ai si rast të dështimit të Rusisë në sferën e informimit e merr Bjellorusinë, ku liderët politikë të Polonisë kanë arritur të krijojnë një projekt të sistemit të informimit për zhvillimet në Bjellorusi, sistem i cili meriton çdo lëvdatë.

Sipas Markovit, polakët nuk kursyen para për kanalet informative të Belsat dhe Nexta. Ata arritën suksese të jashtëzakonshme duke prishur marrëdhëniet e Aleksandar Lukashenkos me Evropën, çka qoj në izolimin politik të këtij të fundit.

Analisti Markov thotë se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë në Ukrainë, pasi që ky është problemi kryesor i Rusisë.

Ai shton se është koha që Rusia të investojë në luftën e informacionit.

“Nëse e marrim si shembull Ukrainën, duhet të krijojmë një kanal televiziv i cili do të transmetonte në gjuhen ruse programe informative për zhvillimet në Ukrainë, që janë me interes për Rusinë. Ai duhet të transmetonte direkt nga rajonet e Donetsk e Lugansk që kontrollohen nga rebelët rusë, si dhe nga Krimeja e cila është okupuar nga ushtria ruse”, shton ai.