Fjalë Kyçe

Ekuipazhi rus kthehet në Tokë pasi xhiroi filmin e parë në hapësirë

Ekuipazhi rus kthehet në Tokë pasi xhiroi filmin e parë në hapësirë

Ekipi rus, i cili qëndroi për 12 ditë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të xhiruar filmin e parë në hapësirë, u kthye në Tokë këtë mëngjes. Anija kozmike Soyuz MS-18, në të cilin ndodheshin Yulia Peresild, Klim Sipenko dhe kozmonauti Oleg Nowitzki, zbarkoi në Kazakistan herët këtë të dielë.

Kineastët udhëtuan drejt hapësirës në fillim të këtij muaji, për të xhiruar disa skena për filmin “The Challenge”. Filmi flet për një kirurg i cili shkon në ISS me një mision për të shpëtuar jetën e një kozmonauti.

Nëse projekti shkon siç duhet, ekuipazhi rus do të mposhtë Tom Cruise, i cili në bashkëpunim me NASA-n ka për qëllim të udhëtojë drejt hapësirës për të xhiruar një film. /abcnews.al