Monedha e parë në botë është monedha “Electrum”, një aliazh prej ari dhe argjendi, e prerë në mbretërinë e Lidisë, e cila ka qenë e vendosur në pjesën jugperëndimore të Azisë së Vogël (në Turqinë e sotme), rreth shek. VII para Krishtit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se monedha “Electrum” peshonte 4,71 gramë, me diametër 13 mm dhe trashësi 4 mm.
Ajo mbante në njërën anë figurën e një luani, si simbol i fuqisë së pallatit mbretëror, dhe nga ana tjetër dy katrorë të gdhendur.