Fjalë Kyçe

Eliot Engel: Mosliberalizimi është tradhti e premtimeve të BE-së

Eliot Engel: Mosliberalizimi është tradhti e premtimeve të BE-së

Eliot Engel, senatori republikan amerikan, është shprehu i zhgënyer me komisionarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Hahnit, Kosova nuk do ta merr liberalizimin e vizave deri në vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Engel thotë se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter.