Arkitektja dhe artistja, Eliza Hoxha sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e PDK-së.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Alo.
Se përse ka aderuar në këtë parti, ka treguar vet Eliza përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe ka shpjeguar arsyet.
“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizmi im publik shkon ne nje shkalle tjeter te akivizmit edhe politik e vendimarres per qytetin dhe vendin. Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme – PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka kriju hapesire per angazhim dhe kontribut. Mendoj qe tani ka nje moment tjeter per Prishtinen, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjeret. Me dashni per qytetin!”, janë fjalët e saj./Gazeta Alo/