Fjalë Kyçe

Elon Musk mban fjalën, Starlink mbërrin në Ukrainë për të ofruar internet të sigurt

Elon Musk mban fjalën, Starlink mbërrin në Ukrainë për të ofruar internet të sigurt

Elon Musk e mbajti fjalën e dhënë dhe tashmë Ukraina mund të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink. Ministri ukrainas i Transformimeve Digjitale, Mykhailo Albertovych publikoi të hënën mbrëma një foto të pajisjeve të nevojshme për të marrë sinjalin nga satelitët ndërsa falenderon themeluesin e Space X.

“Starlink ndodhen këtu. Faleminderit Elon Musk,” shkruan ai në një postim në Twitter.

Musk njoftoi të dielën se shërbimi satelitor i kompanisë Starlink ka zgjedhuar mbulimin në Ukrainë, duke i ofruar qeverisë një lidhje alternative të sigurt komunikimi ndërsa ushtria e Ukrainës vijon t’i rezistojë forcave pushtuese ruse.

Musk njoftoi zgjerimin e mbulimit pas një kërkese që i bëri Fedorov të shtunën.

Shërbimi i internetit i Starlink – i ofruar përmes një rrjeti kullash dhe një plejade satelitësh në orbita të ulëta – mund t’i ofrojë Ukrainës një avantazh sigurie ndaj infrastrukturës tradicionale të internetit me bazë tokësore.

Rrëzimi i satelitëve do të ishte një operacion i kushtueshëm për Rusinë transmeton abcnews. Për të kompletuar rrjetin, përdoruesit në Ukrainë duhet të importojnë “enët satelitore” Starlink për të marrë sinjale nga shërbimi, të cilat mesa duket kanë mbërritur tashmë.