Fjalë Kyçe

EMA pritet të japë në korrik vendimin për përdorimin e vaksinës së Modernas te tinejxherët

EMA pritet të japë në korrik vendimin për përdorimin e vaksinës së Modernas te tinejxherët

Rregullatori Evropian i Barnave (EMA) pritet të japë vendimin për përdorimin e vaksinës antiCOVID të Modernas te grupmosha 12 deri 17 vjet muajin e ardhshëm, pas aplikimit nga prodhuesi, raportojnë mediumet e huaja.

Komiteti i EMA-s ka njoftuar se do të shpejtojë me vlerësimin e të dhënave, dhe ka shtuar se vonesë mund të ketë nëse EMA-s i duhen informata shtesë.

Vaksina e Modernas është duke u përdorur në shtetet e Bashkimit Evropian për personat mbi 18 vjet, e po ashtu edhe në SHBA dhe Kanda. Kompania po ashtu ka kërkuar aprovimin në Kanada për përdorimin e vaksinës te adoloshtentët e po ashtu planifikon të aplikojë edhe në SHBA.

Nëse aprovohet, vaksina e Modernas do të bëhet e dyta që lejohet të përdoret te tinejxherët në BE pas asaj të Pfizer/BioNTech.

Vaksinimi i fëmijëve konsiderohet si i rëndësishëm për të arritur imunitetin e tufës kundër koronavirusit të ri.