Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.
Siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, emërimi i këtij bordi ka ardhur pas një mbledhje elektronike/
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, përbëhet nga:
Mehmet Berisha, kryesues
Kushtrim Krasniqi, anëtar
Teki Shala, anëtar
Blerim Shehu, anëtar.
“Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.
Emërimi i këtij bordi ka ardhur 3 ditë pasi ai i kaluari ka dhënë dorëheqje pasi përmbaruesi tërhoqi nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.