Fjalë Kyçe

Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë rastin e parë të lisë së majmunëve

Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë rastin e parë të lisë së majmunëve

Rasti i parë i lisë së majmunit është shënuar të martën në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Ky rast është shënuar pasi një grua që është infektuar me këtë lloj lije ka udhëtuar për në EBA nga Afrika Perëndimore, raportoi “Washington Post”.

Autoritetet janë duke hetuar për kontaktet e saj dhe kanë njoftuar se po ndërmarrin masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e lisë së majmunëve.

Diagnoza në Emiratet e Bashkuara Arabe shënon rastin e parë të raportuar në Gadishullin Arabik.

Izraeli regjistroi rastin e parë të raportuar në Lindjen e Mesme në fillim të kësaj jave. Ndërkaq mbi 100 raste janë identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë globalisht.

Rastet e sëmundjes të lidhura me linë janë parë më parë vetëm te njerëzit nëe Afrikën Qendrore dhe Perëndimore. Por Britania, Spanja, Portugalia, Italia, SHBA, Suedia, Kanadaja Franca, Belgjika e Australia kanë raportuar infeksione.