Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ate, ai u takua me krerët e Akademisë së Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dahbi dhe të Qendrës së Mbikëqyrjes së Shërbimeve ndaj Konsumatorit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Sveçlës, ai thotë se u pranua gatishmëria e tyre e plotë për institucionet e Kosovës si në ofrimin e trajnimeve, ashtu edhe në shkëmbimin e përvojave të parandalimit dhe reagimin e emergjencave.
“Në kuadër të qëndrimit tim në Emiratet e Bashkuara Arabe, me kënaqësi pranova ftesën që të vizitoj Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e mbikëqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit. Në këto tri vizita shumë të vlefshme për Ministrinë tonë, pamë nga afër nivelet e trajnimit dhe reagimit në 19 nivele të emergjencave civile, funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve Qendrore si mekanizëm koordinues ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rriskut, parandalimin dhe reagimin në rastet e cenimit të sigurisë dhe jo vetëm si dhe në mbikëqyrjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve”, ka shkruar ministri.
“Nga krerët e këtyre tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikëqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, pranuam gatishmërinë e tyre të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”.