Fjalë Kyçe

Emrat e katër heronjve vendosen në pulla postare

Emrat e katër heronjve vendosen në pulla postare

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullat postare me emrat e katër heronjve: Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail (Imer) Thaqi”, për nder të veprës së tyre heroike për çlirimin e atdheut.

Me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pritur në zyrën e tij një delegacion të Postës së Kosovës, kryeshefin ekzekutiv Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të familjeve Seferi, Polluzha dhe Thaqi, të cilëve iu dhuroi pullat e para postare si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz.

Gjatë takimit, Veseli tha se për Kosovën është nder që figura heronjsh e veprimtarësh si Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku, Ismail Thaqi e shumë të tjerë, të jenë imazh përfaqësues i saj.

Ai tha se u takon të gjithëve të nderojnë figurat e shquara kombëtare, të cilët me veprën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në përpjekjet e popullit tonë për liri, duke u bërë frymëzim për gjeneratat dhe brezat pasues, të cilët vazhduan dhe çuan më tej kauzën e popullit tonë.

Familjarët e veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, nga ana e atyre, falënderuan kreun e Kuvendit dhe nëpërmjet tij institucionet e Kosovës, të cilat, sipas tyre, po lartësojnë figurat e shquara kombëtare, duke i bërë kështu nder të kaluarës së lavdishme dhe të ardhmes së kombit tonë./Gazeta Alo/