Ish-kryeministri Sali Berisha foli për vizitën e presidentit Turk Erdogan dhe konfliktin që ka pasur.
Berisha tha se pasi Ergodan pa që Berisha nuk pranoja që Shqipëria të jetë zonë influence e Turqisë, ai thirri Ramën me disa ministra të ardhshëm sikur të ishte qeveri.
“Unë kam pasur një konflikt me Erdogan dhe e kam sqaruar këtë gjë. Kam bërë shumë pa unë dhe kur kam qenë kreu i qeverisë, marrëdhëniet mes vendeve tona kanë qenë miqësore dhe investimet turke janë rritur, por kanë qenë marrëdhënie mes shteteve mike. Guleni ka qenë aleati kryesor dhe njeriu që solli në pushtet Erdoganin. Pasi ai e pa që unë nuk pranoja që Shqipëria të jetë zonë influence e Turqisë, ai thirri Ramën me disa ministra të ardhshëm sikur të ishte qeveri”, tha ai në RTV Ora.
“Aty është mbajtur një bisedë kur Erdogan e ka pyetur Ramën se si do ta quajnë njëri-tjetrin dhe Rama i ka thënë “vëllezër”. Vëllazëria është ndryshe. Unë u them shqiptarëve që këtë e bëri synet politikisht Ergodani. Nuk ka asnjë më anti-shqiptare se kjo gjë. Unë jam mysliman dhe admirues i besimit tim. Kjo vëllazëri është shuarje e kombit. Ne kemi këtu 203-% të krishterë që janë vëllezërit tanë”, tha ai.