Fjalë Kyçe

Erdogan e Rouhani ia plasin gazit kur Putin e citon Kuranin

Erdogan e Rouhani ia plasin gazit kur Putin e citon Kuranin

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Hassan Rouhani, ka cituar Kuranin, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Duke folur lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putin ka thënë se turqët duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut.

“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar.

Kjo deklaratë e tij siç duket i ka ‘çuditur’ dy homologët e tij, të cilët janë parë duke qeshur me të madhe.

Madje, përveç Erdogan e Rouhan, edhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në konferencë janë parë në të qeshura, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera, Putin ka folur edhe për problemet në Arabinë Saudite, duke e cituar prap Kuranin.

“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj.  Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”, ka thënë Putin.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave ka pasur sulme të mëdha në Arabi, të cilat kanë ngjallur shumë tensione.