Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, ka njoftuar se presidenti turk, Recep Tayyip, Erdogan, do të kryejë një vizitë njëditore në Moskë, më 23 janar.
Kalın theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste që kanë në shënjestër Turqinë do të vazhdojë në çdo fushë.
Ai shtoi se vizita e Erdogan në Rusi do të ketë në fokus koordinimin me Rusinë për situatën e krijuar pas vendimit të SHBA-së për tërheqjen nga Siria.
“Do të kemi mundësinë për të trajtuar në mënyrë të përgjithshme edhe çështjen e Sirisë edhe çështjet dypalëshe”, ka thënë ai.