Fjalë Kyçe

Erdogani merr dozën e parë të vaksinës kineze për COVID-19

Erdogani merr dozën e parë të vaksinës kineze për COVID-19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, të enjten.

Në spitalin në Ankara, Erdogani ka marrë dozën nga vaksina e prodhuar në Kinë.

“U vaksinova edhe unë”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ishte i pari në Turqi që mori këtë vaksinë, të mërkurën, shkruan AA.

Sipas të dhënave të ministrisë, Turqia ka 1.1 milionë punonjës shëndetësorë që do të vaksinohen për një muaj.

Dy doza të vaksinës do të jepen në diferencë prej 28 ditësh. Ata që janë shëruar nga koronavirusi, nuk do të vaksinohen për katër deri në gjashtë muaj.

Porosia e parë prej 3 milionë dozash të vaksinës kineze për COVID-19, kishte arritur në Turqi më 30 dhjetor.