Erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
KEDS thotë se shumë shpejtë këto probleme do të zgjidhen.
“Numër i shtuar i ekipeve janë në terren dhe kanë arritur që të sanojnë një numër të konsiderueshëm të prishjeve, por mbeten prishje të tjera për tu sanuar që po shkaktohen në vazhdimësi”, shkruhet në faqen zyrtare të KEDS-it në Facebook.