Fjalë Kyçe

Ermal Meta, nesër mbrëma do të përformojë në skenën e Sanremos

Ermal Meta, nesër mbrëma do të përformojë në skenën e Sanremos

Nesër mbrëma, të shtunën, në natën e katërt të festivalit Sanremo në Itali, në skenë do të ngjitet edhe Ermal Meta.

Këngëtari shqiptar i cili tanimë është ndër më të njohur në Itali, do të ngjitet në skenën e festivalit përsëri, kësaj here jashtë garës.

Ermali do të këndojë në duet me Simone Christicchin, këngëtarin i cili është në garë.

Meqë nesër në mbrëmje këngëtarët në garë këndojnë me këngëtarë jashtë garës, Ermali vjen në skenë me më pak emocione, shkruan KultPlus.

Të shtunën e 9 shkurtit do të mbahet finalja e Sanremos kur edhe dihet fituesi i festivalit me shumë renome dhe mjaft prestigjioz në Evropë.