Putin i dha shpresë botës kur tha se ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19. Presidenti rus pretendon se vaksina e zbuluar nga ekspertët e vendit ka rezultuar e suksesshme dhe ofron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.
Madje ai u shpreh se njëra nga vajzat e tij tashmë e ka bërë vaksinën dhe ndihet shumë mirë.
“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.
Megjithatë shumë mendia të huaja janë treguar skeptike ndaj vaksinës së pretenduar. Po ashtu ata e kanë cilësuar videon ku shihet vajza e Putin-it duke bërë vaksinën, si “fake news”, (lajm i rremë). Një kërkim i “Reverse Image”, tregon se video që presidenti rus pretendon se është vajza e tij duke bërë vaksinën, i përket datës 26 qershor 2020 dhe vajza që po bën vaksinën nuk është ajo e presidentit, por një vullnetare e quajtur Natalia.