Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.
Së fundi, policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit, shkruan TCH.
Ndërkohë pranë turmës kanë shkuar liderë të opozitës, si dhe disa ish deputetë të kësaj force politike.