Vijon protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë, ku nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës dhe vandalizmi ndaj godinës së kryeministrisë.
Për të disatën herë me radhë, protestuesit kanë mësyrë drejt hyrjeve të kryeministrisë, por janë sprapsur vazhdimisht nga policia, që ka përdorur gazin lotsjellës.
Gazetarët e Top Channel, të cilët raportojnë direkt nga protesta, thonë se të paktën 4 efektivë policie dhe dy protestues, kanë mbetur të plagosur.
Efektivët janë goditur me sende të forta nga protestuesit, gjatë përplasjeve për të çarë rrethimin, tentativë që është bërë në mënyrë të vazhdueshme nga turma.
Gjithashtu shumë persona, përfshi protestues dhe efektivë të policisë, kanë marrë ndihmën e parë, pasi kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, për shkak të gazit lotsjellës.