Fjalë Kyçe

Euro dhe frangu do të barazohen shumë shpejt

Euro dhe frangu do të barazohen shumë shpejt

Euro po vazhdon të dobësohet kundrejt frangut dhe së shpejti mund të vlejë po aq.

Ky është parashikimi i ekonomistit Jan-Egbert Sturm nga Universiteti ETH në Cyrih, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ai thotë se arsyeja kryesore është inflacioni. Norma në eurozonë është aktualisht në 5%. Sturm thotë se pret që diferenca e inflacionit të vazhdojë dhe euro do të mbetet e dobët.

Euro aktualisht vlen rreth 1.04 franga.

Kur u lansua monedha e vetme, ajo vlente 1.50.

Frangu i fortë është problem për eksportuesit zviceranë, pasi i bën produktet e tyre më të shtrenjta.