Fjalë Kyçe

Eurodeputeti austriak nuk pajtohet me Trump Jr: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Kosova

Eurodeputeti austriak nuk pajtohet me Trump Jr: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Kosova

Eurodeputeti austriak nuk pajtohet me Trump Jr: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Kosova

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se trupat amerikane nuk duhet të largohen asesi nga Kosova, duke kundërshtuar kështu djalin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se ka ardhur koha që ata të kthehen mbrapsht, shkruan Gazeta Metro.

Lukas Mandl ka deklaruar se nuk është dakord që të tërhiqen trupat nga Kosova tani, pavarësisht që është një vend paqësor.

“Unë e vlerësoj atë që ka bërë SHBA për Kosovën dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk jam dakord me tërheqjen e trupave tani. Kosova është një vend paqësor sot. Por trupat janë të rëndësishme për shumë arsye. Austria është e pranishme në shumë gjera! Unë nuk do të pajtohesha me një tërheqje tonë”, ka thënë ai, bashkangjitur me shkrimin e Donald Trump Junior.

Kjtojmë, që Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA’së, ka thënë se është koha që trupat amerikane të që janë të vendosura në Kosovë, të kthehen në shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

Trump Jr. e ka bërë ‘retweet’ postimin e senatorit senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova. Ai ka thënë se pajtohet me mendimin e senatorit amerikan, teksa ka thënë se ka ardhur koha që këta trupa të rikthehen në SHBA.

“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior.