Fjalë Kyçe

Evertonit i soset durimi, Broja mund të kthehet në Chelsea para kohe

Evertonit i soset durimi, Broja mund të kthehet në Chelsea para kohe

Armando Brojën po vazhdon ta ndjek fati i keq me lëndime.

Sulmuesi shqiptar së fundmi e pësoi një tjetër lëndim, atë në nyje të këmbës, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë nga dy deri në tre muaj.

Dhe, Evertonit i është sosur durimi duke e pritur përfaqësuesin shqiptar, raportojnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, trajneri i ekipit nga Liverpooli, David Moyes e ka thënë publikisht se ish-futbollisti i Sunderlandit mund të rikthehet tek klubi që e mban kartonin e tij, Chelsea, pas lëndimit të fundit.

Evertoni e kishte marrë lojtarin në formë huazimi në verën e kaluar, por Broja s’ka arritur asnjëherë t’i shfaq vlerat e tij tek të kaltrit.

23 vjeçari kishte debutuar në këtë klub më 4 dhjetor pasi e kishte një lëndim paraprak, ndërsa më 9 janar e pësoi lëndimin e radhës.

Broja ishte inkuadruar në lojë si zëvendësues në FA Cup kundër Peterborough United, por e zuri keq nyjën e këmbës dhe u desh të largohej nga fusha me barelë shkaku i dhimbjeve, ndërsa iu desh të merrte edhe oksigjen.

Sulmuesi shqiptar, që hyri në fushë si zëvendësues, ndjeu dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë dhe oksigjen, me ç’rast do të mungojë 10-12 javë.

Fatkeqësisht, lëndimet e njëpasnjëshme ia kanë pamundësuar sulmuesit shqiptar që ta vazhdonte një karrierë, që dukej se do ta kishte të jashtëzakonshme.