Fjalë Kyçe

Evropa në panik nga koronavirusi: Diskutohet mbyllja e zonës Shengen

Evropa në panik nga koronavirusi: Diskutohet mbyllja e zonës Shengen

Ideja për ndalimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, për shkak të koronavirusit, është duke qarkulluar edhe pse deri më tani askush nuk flet për mënyrën e qartë të ndalimit të lëvizjes në këtë zonë.

10 ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE’së, 27 ministra kishin shkruar se ishin të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi me kusht të mbrojtjes së lirisë për lëvizje brenda Bashkimit Evropian.

Për dy ditë, Italia doli të jetë vendi i parë më i rrezikuar sipas renditjes evropiane për rastet me koronavirus, duke lënë pas edhe Britaninë e Madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16 raste.

Së fundmi është raportuar se dy persona kanë mbetur të vdekur në Itali si pasojë e këtij virusi, ndërsa deri vonë është raportuar se ky virus kishte marrë jetën e një 80 vjeçare kineze në Francë, e cila ishte turiste.

Komisionerja e shëndetësisë e BE’së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme.