Keni dashur ndonjëherë të dini sesi do dukeni kur të plakeni? Ka një aplikacion për këtë.
FaceApp është lançuar në vitin 2017 dhe nuk është i ri. Por ditët e fundit është bërë virale dhe njerëzit po ‘çmenden’ pas aplikacionit.
FaceApp u tregon përdoruesve se si do të duken kur të plaken.
Njerëz të famshëm si basketbollisti Dwyane Wade, reperi Drake, këngëtari Sam Smith, aktori Kervin Hart përdorën aplikacionin për të treguar pamjen e tyre të jashtme kur vitet të kalojnë.
Aplikacioni përdor rrjetet nervore, një lloj inteligjence artificiale, për të redaktuar fotot.
Gjithashtu mund të shtojë një buzëqeshje në fytyrën tuaj, t’ju bëjë të dukeni më të rinj, ose të ndryshoni gjininë tuaj.