Fjalë Kyçe

“Facebook” rekomandon përdorimin e maskës si masë anti COVID-19

“Facebook” rekomandon përdorimin e maskës si masë anti COVID-19

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe Instagram, ndërkohë që SHBA po regjistron, prej disa ditësh, më shumë se 40 000 raste të reja ditore infektimi me COVID-19.
“Me rritjen e rasteve të COVID-19 në SHBA, ne po vendosim një alarm në krye të Facebook-ut dhe Instagram-it, për t’u kujtuar të gjithëve të vënë një maskë dhe për t’u sinjalizuar këshilla të tjera në lidhje me parandalimin e tij, përmes qendrës sonë të përkushtuar këtyre informacioneve”, njoftoi gjiganti i medieve sociale.
Platforma e Facebook-ut përdoret çdo ditë nga 1,73 miliardë persona.
Rekomandimi do të shpërndahet së pari te përdoruesit amerikanë, përpara se të shtrihet më gjerësisht në të gjithë botën.