Fjalë Kyçe

Fajon shpreson se liberalizimi dhe çështja e dialogut do të zgjidhen këtë vit

Fajon shpreson se liberalizimi dhe çështja e dialogut do të zgjidhen këtë vit

Raportuesja për Kosovën dhe euro deputetja, Tanja Fajon, ka thënë se shpreson që edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të zgjidhen si çështje brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian.

Këto deklarata Fajon i ka bërë në një seancë plenare të Parlamentit Evropian që po mbahet në Strasburg.

“Unë vërtetë shpresoj se edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të zgjidhen brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian. E këto dy çështje në vend se të zgjidhen, janë bllokuar”, ka thënë Fajon, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale të veprojnë që të ecet përpara për të zhbllokuar situatën.

“Iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës të veprojnë”, ka thënë ndër të tjera Fajon.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe deputet të Kuvendi të Kosovës.

Krerët e shëtit serb vazhdimisht deklarojnë se pa e hequr vendimin për taksën ndaj produkteve serbe nuk do t’i rikthehen dialogut të Brukselit.