Fjalë Kyçe

“Fajtor nuk është shpejtësia”, pronari i kompanisë “Zhitia Turist” jep informacione për aksidentin në Serbi

“Fajtor nuk është shpejtësia”, pronari i kompanisë “Zhitia Turist” jep informacione për aksidentin në Serbi

Një autobus i kompanisë “Zhitia Turist” nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Për aksidentin ka dhënë informacione pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia.

Zhitia ka thënë për T7 se shkaktar i aksidentit kanë qenë rrugët e papastruara në shtetin serb.

Ai e ka mohuar se shoferi i këtij autobusi ka qenë duke vozitur shpejt, duke thënë se fajtori i vetëm është rruga e papastruar.

“Në bazë të informacioneve që ne i kemi, shkaktari kryesor që ka ardh deri te aksidenti ka qenë mospastrimi i rrugës, Ajo rrugë prej Merdares deri në hyrje të autostradës në Serbi është e lënë anash nga autoritetet serbe. Ngricat, mospastrimi i rrugës dhe ka ardh deri te aksidenti. Absolutisht nuk është fajtori shpejtësia. Këtë mundemi me dëshmu. Ata që merren me kësi lajme të pabazuara, unë nuk dua të merrem me ta”, ka deklaruar ai.

Zhitia ka treguar se autoritetet serbe i kanë marrë në pyetje udhëtarët dhe shoferin e autobusit, dhe se 77 udhëtarë nga 78 sa ishin në autobus janë nisur për në destinacionin e caktuar.

“Reagimi nga organet e shtetit serb ka qenë thuajse i menjëhershëm, duke u bazu në kushtet atmosferike. Trajtim mjekësor kanë marrë 11 persona. Gjithsej kanë qenë 78 persona. Udhëtarët e aksidentuar kanë prit 1 orë e 20 minuta derisa ka mbërritur autobusi tjetër. Pritja ka zgjat derisa çdo njëri prej udhëtarëve që nuk e ka ndjeh veten mirë, ka bërë fotografime, ka marrë trajtim mjekësor në spital të Krushevacit, na i kemi prit derisa i kemi marrë të gjithë, në përjashtim të një gruaje të moshuar e cila me vetëdëshirë ka deshtë të kthehet prapë në Kosovë. Shoferi është marrë në pyetje, ka qenë përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse në Beograd, unë po them i ambasadës së Republikës në Beograd, i ka intervistu 76 persona në autobus, përderisa një ishte duke e bërë një fotografim në spital”, ka deklaruar ai.