Fjalë Kyçe

Faktet e rëndësishme për humbjen e kujtesës

Faktet e rëndësishme për humbjen e kujtesës

Kujtesa është lozonjare dhe luan shumë me ne. Falë saj, ruajmë momente të çmuara të fëmijërisë ama nga ana tjetër nuk arrijmë të gjejmë çelësat e celularin, ndonëse e kemi në vesh. Të dhënat thonë se ka disa lloje të kujtesës dhe truri ka metoda të veçanta për të harruar. Psikologët kanë arritur të klasifikojnë mënyrat se si harron njeriu ndërsa biologët po studiojnë mekanizmat në nivel qelizor të harresës dhe kujtesës. Sipas tyre, harresa është normale dhe thelbësore për funksionimin e trurit.

Dyert Shkatërrimtare Për Kujtesën

Nëse jeni treguar të vëmendshëm ndaj humbjes afat-shkurtër të kujtesës, do të kuptoni që shpesh për shembull e keni gjetur veten në një dhomë por nuk e mbani mend si keni përfunduar aty. Ekspertët thonë, se në rrethana të tyre, faji është i derës, e cila shërben si kufiri i një ngjarjeje dhe nisja e një tjetre. Vetë akti i të kapërcyerit pragun dhe kalimit nëpërmjet derës e bën trurin të kuptojë që skena ka ndryshuar dhe duhet të hapë vend për kujtime të reja. Kështu shkaktohen problemet afat-shkurtra të kujtesës.

Aktivitetet Që Fshijnë Kujtimet
Mos u habisni, ka aktivitete të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të kujtesës apo mjegullim të trurit. Marrëdhëniet intime për shembull shkaktojnë probleme me kujtesën që zgjasin edhe disa orë. Një gjë e tillë i ka lënë shkencëtarët gojëhapur dhe nuk arrijnë akoma të kuptojnë përse ndodh një amnezi e tillë.

Truri Është i Programuar Të Harrojë

Sado përpiqemi të ruajmë fort kujtimet nga fëmijëria, shumë syresh zhduken dhe mbetet vetëm shija. Njeriu mund të mbajë mënd grimca fëmijërie por çdo kujtim përpara moshës 3 ose 4 vjeç zhduket. Kjo harresë ndodh si pasojë e disa mekanizmave që aktivizohen në vitet e para të jetës ndërkohë që truri është akoma në zhvillim.

Lëndimet Në Tru Dhe Harresa

Njeriu mund të harrojë disa kujtime për shkak të ndonjë lëndimi në kokë. Kujtimet harrohen lehtë nëse njeriu lëndohet në kokë sepse kujtimet nuk janë depozituar në tru. Ky i fundit më pas, nuk di ç’të bëjë me kujtimet e lëna pezull përpara incidentit dhe i fshin ato. Ky për mjekët është një nga rastet më të çuditshme të amnezisë. Raste të tjera të frikshme pas një lëndimi në kokë, kanë të bëjnë me shkatërrimin e aftësisë së trurit për të krijuar kujtime të reja./AgroWeb.