Më shumë se 2 milionë myslimanë nisën Haxhin e përvitshëm të premten në temperatura përvëluese. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare të përvitshme në botë dhe është po ashtu një nga pesë shtyllat e islamit. Ai duhet kryer nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi, të paktën një herë në jetën e tyre. Përbëhet nga një seri ritesh që kryhen gjatë pesë ditëve në qytetin më të shenjtë të islamit dhe rrethinat e tij në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.

Në Mekë, ndodhet edhe Qabeja, një strukturë kubike që është epiqendra e islamit. Myslimanët e të gjithë botës, drejtohen nga qabeja kur falen dhe pelegrinët gjatë Haxhit duhet të rrotullohen shtatë herë rreth saj.