Një familje ka qëndruar për 9 muaj në aeroportin e Koresë së Jugut pasi atyre ju refuzua vendimi për azil.
Ata u larguan nga shteti i Angolas pasi ishin persekutuar nga autoritetet për prejardhjen e tyre nga Kongo.
Zyrtarët e emigrimit në aeroportin e Koresë së Jugut e refuzuan kërkesën e familjes për azil pasi pretendonin se ata kanë arsye ekonomike.
Por, në një intervistë babai i familjes shprehu arsyet e largimit nga Angola. Ai punonte si taksist dhe gjatë punës ai kishte përplasur një makinë policie. Autoritetet e arrestuan dhe gjatë ditëve që ai ishte i izoluar, babai pretendon se ai ishte dhunuar nga policët.
Gjithashtu ai tregon se një ditë përpara se të lirohej nga izolimi, oficerë policie ishin futur në shtëpinë e tij dhe i kishin përdhunuar bashkëshorten.
Familja e tij ishte pjesë e një minoriteti të cilët janë përballur me shumë diskriminime për shkak të prejardhjes së tyre.
Por, pas 9 muajsh vuajtje, gjykata e lartë e Koresë i dha mundësinë familjes që të futet në territorin e tyre. Avokati i familjes shprehet se është normale për një familje që të ketë të drejtën e kërkimit të azilit.
Madje ai e konsideroi vendimin e gjykatës si dhe historinë e vetë familjes si një shembull për të ndryshuar mendimin mbi azilkërkuesit.