Farat e marra në Hënë nga misioni kinez i hapësirës Chang’e-4 kanë mbirë, thotë Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës, raporton BBC, përcjell Gazeta Alo.
Kjo është hera e parë që një përbërës biologjik rritet në Hënë dhe po shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit hapësinor afatgjatë.
Chang’e 4 është misioni që ulet dhe eksploron anën e pasme të Hënës.
Anija kineze preku sipërfaqen e hënës më 3 janar, duke mbajtur instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit.
Bimët janë rritur më parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por asnjëherë në hënë.
Aftësia për të mbjellë bimë në Hënë do të jetë thelbësore për misionet afatgjata hapësinore, si një udhëtim në Mars, i cili do të zgjasë rreth dy vjet e gjysmë.
Kjo do nënkupton se astronautët potencialisht mund të sigurojnë ushqimin e tyre në hapësirë, pa pasur nevojë për t’u kthyer përsëri në tokë për furnizime shtesë.
Anija kineze po mbante një ngarkesë me dhe që përmbante pambuk dhe fara të patates, maja dhe vezë të mizave të frutave.
Bimët janë në një enë të mbyllur në bordin e mjetit. Kulturat do të përpiqen të formojnë një minibiosferë – një mjedis artificial, vetë-mbështetës.
Të martën, mediat kineze shtetërore thanë se fara e pambukut tani kishin rritur sythet.
Zëdhënësi zyrtar i Partisë Komuniste në pushtet, i tha gazetës ditore Populli duke ndarë një imazh të farës së mbirë, duke thënë se ajo shënoi “përfundimin e eksperimentit të parë biologjik të njerëzimit”.
Fred Watson, astronomi i Observatorit Astronomik Australian, i tha BBC-së se zhvillimi ishte “një lajm i mirë”.
“Kjo sugjeron se nuk mund të ketë probleme të pakapërcyeshme për astronautët në të ardhmen duke u përpjekur të rritin të korrat e tyre në hënë në një mjedis të kontrolluar”.
“Unë mendoj se sigurisht që ka shumë interes në përdorimin e Hënës si stacion kalimi, veçanërisht për fluturimet në Mars, sepse është relativisht afër Tokës”, tha Watson.
Profesor Xie Gengxin, dizajner kryesor i eksperimentit, u citua të thoshte për Morning Post: “Ne e kemi bërë një hap të jashtëzakohsëm për mbijetesën e ardhshme në hapësirë.
“Të mësojmë rreth rritjes së këtyre bimëve në një mjedis me gravitet të ulët do të na lejojë të hedhim themelet për krijimin e bazës sonë të ardhshme hapësinore”.
Ai tha se pambuku eventualisht mund të përdoret për veshje, ndërsa patatet mund të jenë një burim ushqimi për astronautët dhe farërat për karburant.
Agjencia e lajmeve Xinhua e Kinës tha se janë marrë rreth 170 fotografi deri tani të cilat janë dërguar përsëri në Tokë.