Fjalë Kyçe

Fëmijët e Prishtinës s’lejojnë kompaninë e pastrimit të largojë borën

Fëmijët e Prishtinës s’lejojnë kompaninë e pastrimit të largojë borën

Reshjet e vazhdueshme të borës që kanë rënë dje në Kosovë, kanë krijuar probleme tek qytetarët.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë pasur këtë problem. Fëmijët janë ata që më së shumti i janë gëzuar rënies së borës, transmeton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës ka pasur kritika të vazhdueshme për mos pastrimin e rrugëve nga bora, por kur ata, edhe pse me vonesë, kanë shkuar të pastrojnë rrugën kanë hasur në vështirësi.

Femijët kanë penguar një kompani të pastrimit që ta largojnë borën nga rruga.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihen disa fëmijë duke rezistuar që kompania për pastrimin e rrugëve të largoj borën.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë❤”, ka shkruar Tahiri.